English

Libi, NATO tërhiqet më 31 tetor

Tripoli, 27 tetor 2011, NOA - Udhëheqësit e rinj të Libisë janë zotuar që do të sjellin vrasësit e Muamer Gadafit para drejtësisë, pas deklarimit të Këshillit të Sigurimit se misioni i NATO-s në Libi do të përfundojë me 31 tetor. Abdel Hafiz Goga, zëvendës shef i Këshillit Kombëtar Tranzitor, tha në një konferencë për shtyp se hetimet tashmë kanë filluar.

“Kushdo që është përgjegjës për vrasjen e Gadafit do të gjykohet dhe t’i jepet proces i drejtë gjyqësor”, tha ai. Deri tani, Këshilli Tranzitor i Libisë, ka thënë se Gadafi ishte vrarë në një shkëmbim zjarresh, pas zënies së tij, në vendlindjen Sirte.

a.q/NOA

KOMENTE