Finlandë, 27 tetor NOA - Dy linja produktesh. Një do ti përkasë nivelit të lartë me sistem operativ Windows 7.5 dhe një nivelit mesatar të ulët, me sistemin e vjetër operativ Symbian për vende në emergjencë.
Është kjo lëvizja e Nokias në sfidën me Apple dhe Androidin e Google.
Dy linjat do të quhen respektivisht, Lumia dhe Asha.
E para do të sjellë në treg dy produkte: 800 – që është dhe maja e kësaj game – dhe 710.
Sipas Nokias do të jetë pikërisht kjo linjë që do të sjellë dhe rilindjen e kësaj kompanie pas një viti që duhet thënë se ka qenë “tepër i vështirë”. r.b/NOA