Glasgou, 27 tetor NOA - Bionde, me flokë të kuqe dhe tani brune. Scarlett Johansson i pëlqen shumë të ndryshojë luk, edhe pse shumë herë i ka ndodhur që diçka të tillë ta bëjë për shkak të profesionit të saj si aktore. Këtë herë ka qenë filmi fantastiko-shkencor “Under The Skin”, që aktorja është duke xhiruar në Skoci, në të cilin ajo është paraqitur me flokë të zinj të shkurtër. Një brune perfekte për rolin e alienes që rrëmben persona, të cilët bëjnë auto-stop. E mësuar me rolin e saj për të joshur, Scarlett është shfaqur tepër e qetë në setin e xhirimeve të drejtuar nga Jonathan Glazer. E veshur me një palë xhinse dhe me këtë ndryshim luku me loke brune, duhet thënë se ka qenë disi e vështirë për të njohur aktoren në rrugët e qytetit të Glasgou. r.b/NOA