English

Serbët nisin lëvizjen e barrikadave

Mitrovicë, 27 tetor 2011, NOA - Banorët serbë të veriut të Kosovës, të cilët për një kohë të gjatë kanë mbajtur të bllokuara shumë rrugë që çojnë në drejtim të vendkalimeve kufitare 1 dhe 31, kanë nisur largimin e disa nga barrikadat. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, tha se forcat paqeruajtëse të KFOR-it sot kanë lëvizur lirshëm në drejtim të vendkalimeve kufitare Bërnjak e Jarinë. Mbrëmjen e kaluar, përfaqësuesit e ashtuquajtur të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës kanë deklaruar se i kanë ofruar KFOR-it një plan të lëvizjes, me qëllim të furnizimit me ushqim të ushtarëve paqeruajtës, që ndodhen në vendkalimet kufitare Bërnjak dhe Jarinë. Largimin e disa barrikadave dhe fillimin e lëvizjes në veri, në drejtim të vendkalimit kufitar Bërnjak, e konfirmuan edhe zyrtaret e KFOR-it. Ata thanë se largimi i këtyre barrikadave është një hap i mirë. Shefi i Zyrës për informim në KFOR, Uve Novicki, i bëri thirrje popullatës në veri të heqë të gjitha barrikadat.

a.q/NOA

KOMENTE