English

Sergei Lavrov: Duhet të hetohet me çdo kusht sesi u vra Gadafi

Moskë, 27 tetor, NOA – Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një interviste për “Voice of Russia”, ka deklaruar se duhet patjetër që të hetohet vdekja e ish-diktatorit libian. Pasi sipas tij, në mënyrën e ndërhyrjes së NATO-s në Libi, ka shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Z. Lavrov, natyrisht, pyetja e parë ka të bëjë me vdekjen e Gadafit ...

”Për ta filluar, Gadafi e ka humbur me kohë legjitimitetin e tij, diçka që u njoftua nga Presidenti rus, i përfshirë në kuadrin e një dokumenti kolektiv, miratuar nga G-8 në Deauville të Francës, ku pjesëmarrësit kërkuan dorëheqjen e menjëhershme të tij. Kjo mund të shpjegohet nga fakti se Tripoli ka përdorur në mënyrë të përsëritur fuqinë, duke përfshirë edhe luftën e aviacionit, kundër demonstratave paqësore në Libi, e cila bëri që në fund Këshilli i Sigurimit të OKB-së të miratojë dy rezoluta për këtë vend të Afrikës së Veriut në fillim të këtij viti. Kjo u vendos në atë kohë, që Gadafi duhet të jepte dorëheqjen dhe të sillej në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Sa për vdekjen e tij, mbetet ende një koleksion i gjerë i çështjeve të hapura. Kam dëgjuar shumë liderë botërorë duke shprehur kënaqësinë dhe gëzimin edhe për faktin se Gadafi u pa i vdekur. Unë nuk do të komentoj mbi to. Sipas të drejtës ndërkombëtare, rregullat ndërkombëtare humanitare janë në fuqi gjatë çdo konflikti të armatosur, duke përfshirë edhe atë në Libi. Këto rregulla janë të përcaktuara në Konventat e Gjenevës, të miratuar në fund të viteve ’40. Këto konventa thonë se kur një pjesëmarrës i një konflikti të armatosur është kapur, procedurat e veçanta duhet të zbatohen në lidhje me të, duke përfshirë këtu edhe ndihmë mjekësore nëse pjesëmarrësi është plagosur. Por nuk përmendet nëse ai duhet të vritet. Pamjet treguan se Gadafi qe i plagosur pasi ai u kap. Nuk është e rastit, pra, se Komisioneri i të Drejtave të Njeriut të OKB-së ka kërkuar tashmë një hetim për vdekjen e Gadafit. Unë jam i sigurt se një hetim i tillë duhet të hapet.

Unë nuk jam duke u përpjekur të zbardh vdekjen e Gadafit, për të marrë hak kundër NATO-s. Ajo që unë dua është që të paralajmërohen partnerët tanë perëndimorë nga revolucioni libian, i cili ata thonë se është një model i së ardhmes. Ne do të donim kujdes ndaj ndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera, e cila është e mbushur me shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë edhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB që kanë të bëjnë me konfliktin libian. Kjo është arsyeja pse unë jam thellësisht i bindur për domosdoshmërinë e hapjes së një hetimi përkatës për të sqaruar disa aspekte të së drejtës ndërkombëtare. Sa i përket Këshillit të Sigurimit të OKB, ai duhet të jetë në mënyrë të konsiderueshme në përputhje me një rol të supozuar gjatë krizës Libisë, e cila duhet të merrte vendime të rëndësishme për të ndihmuar ndreqjen e situatës në vendin e shkatërruar nga lufta.

Gadafi është një figurë kontradiktore, e komplikuar dhe e papritur politike. Tani për tani, një fuqi e re është duke u formuar në Libi. Cilat janë mendimet tuaja mbi këtë çështje, duke përfshirë mënyrat për të ndërtuar lidhje me autoritetet e reja libiane?

”Ne e kemi njohur Këshillin Kombëtar Tranzitor në Libi, si pushtet që vepron, i cili shpalli programin e periudhës së tranzicionit - një program që duhet të çojë në hartimin e një kushtetute, e cila do të ndihmojë të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në përputhje me strukturat e përcaktuara me këtë Kushtetutë. Gjatë fazës së hershme të konfliktit, takuam përfaqësues të opozitës dhe ata të Këshillit Kombëtar të Përkohshëm. Ne vazhdojmë kontaktet me ta në kuadër të bashkëpunimit bilateral të mbështetur nga ambasada ruseLibi dhe veç e veç, nga i dërguari i posaçëm i Rusisë në Libi, Mikhail Margelov. Ne mbështesim dialogun tonë të rregullt. Ne duam të zgjerojmë lidhjet në bazë të atyre traktateve dhe marrëveshjeve që ishin më parë në mes të vendeve tona. Për më tepër, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKBLibi u bëjnë thirrje autoriteteve të reja të rrinë në obligimet ndërkombëtare. Marrëdhënieve dypalëshe duhet të ndërtohet mbi parimet reciprokisht të dobishme të vlerësimit dhe të barazisë.

Cilat janë mendimet tuaja për pozicionin aktual të Rusisë në Afrikën e Veriut? Pse ajo vazhdon të humbasë mundësitë e saj në këtë rajon çdo vit që kalon, pavarësisht faktit se rajoni është shumë i favorshëm për të?

”Nuk ma ha mendja këtë. E kaluara 15 vjeçare, e ka parë rritjen e pushtetit rus në Afrikën e Veriut si për të mbushur vakumin, i cili ishte në vend në aspektin e marrëdhënieve tona me shtetet e Gjirit. Në epokën sovjetike, ne kemi bashkëpunuar me disa prej tyre, dhe bashkëpunimi dypalësh ekonomik, tregtar dhe kulturor ka qenë i lirë me përmbajtje reale. Situata është përmirësuar dukshëm. Tani për tani, ne ruajmë bashkëpunim me të gjitha vendet e Gjirit, veçanërisht nxitjen e një dialogu të sigurisë. Aktualisht, ne shikojmë për t'i dhënë një shtysë të re për zhvillimin e marrëdhënieve me këto vende. Sa për Egjiptin, ne vazhdojmë partneritetin tonë strategjik dypalësh. Autoritetet e reja të përkohshme konfirmojnë interesin e tyre në rritjen më tej këtë partneritet. Egjipti është vendi kryesor në rajon, me Algjerinë, Marokun dhe Tunizinë që vijnë në këmbë të tij.

Marrëdhëniet me vendet e Lindjes së Mesme duhet të zgjerohen në bazë të bilancit të interesave, diçka që duhet marrë në konsideratë traditat e këtyre vendeve, historisë, zakoneve dhe moralit. Unë jam i bindur se ky kurs ka horizonte të mira. Kjo është konfirmuar nga qëndrimi i këtyre vendeve në Rusi në kuadrin e kuartetit të Lindjes së Mesme të ndërmjetësve ndërkombëtarë. Ne jemi të mbrojtur si ndërmjetës të ndershëm dhe një fuqi e veçantë balancimi të aftë të mbajmë bisedime me palestinezët dhe izraelitët në baza reciprokisht të dobishme, të barabarta dhe konkrete. Përshtati:n.e/NOA

KOMENTE