Nju Jork, 27 tetor NOA - ADN-ja është në gjendje të “kujtojë” për disa vite në rast se mund të kemi kaluar një fëmijëri të vështirë, me një kualitet të ulët gjatë jetës. Diçka e tillë është pohuar nga një studim, i cili më pas është publikuar në “International Journal of Epidemiology”. Sipas këtij hulumtimi modifikimet që mund të ketë pësuar gjenoma gjatë viteve të para të jetës, së bashku me efektet e saj, zgjasin të paktën deri në moshën 30 vjeçare. Fenomeni mund të shkaktojë sëmundje tek të rriturit dhe kjo lidhet me faktorin e një fëmijërie të çrregullt, ku si shembull mund të përmendim diabetin e tipit 2 dhe disa sëmundje me frymëmarrjen. r.b/NOA
Shenjat e një fëmijërie të vështirë mbeten në ADN
-
livalu Ligor Luarasi03:50 - 27 Tetor 2011Jetojme kohen kur pa njohur ADN(acidin dezoksiribonukleinik)i cili ndodhet ne berthamen e C'DO QELIZE TE NJERIUT,(qe kur ai fillon te ngjizet ne placenten e nenes deri sa te kete jete,biles edhe me tej.) nuk mund te mesoje edhe njeriu pergjigjet e pyetjes:Kush jam une?.Me praktike nga jeta personale,nga kultura qe ke,nga cilesite qe i ke zbuluar vetevetes,nga semundjet qe mbart trupi yt,nga mosha qe ke aritur,deridiku mund te pergjigjesh pyetjes Kush jam une,por perseri tendenca per te mos i pare vetevetes anet negative,ben qe edhe pergjigjeja te jete e ceket.Kurse analizat gjenetike te ADN-se personale japin me sakte pergjigjen kush jam une.Vecan per semundjet qe i mbart dhe nuk i di o nuk i njeh.Kjo analize tek ne ende nuk behet o behet e ceket,kurse laboratoret e zhvilluara gjenetike e bejne analizen e femijes edhe para se ajo te linde,ne menyre qe prindrit te dijne tu paraprijne mekateve qe mbart femija e tyre ne drejtimin anato-fiziologjik te organeve. Shembulli i me siperm verteton se duke ruajtur ADN-ja e femijes nje mekat te tij,ai e shoqeron edhe kur ritet ne moshen 30 vjecare duke ju shfaqur ky cen i tij.Sot s'mund te quhesh bashkekohor ne se s'ke haberin e shkences themelore te mjekesise moderne, te gjenetikes.