Shkodër, 27 tetor 2011, NOA- Dy të rinj nga qyteti i Shkodrës kanë rënë në prangat e policisë pasi u janë gjetur armë pa leje. Gjon Binaku, vjeç 20, banues në fshatin Berishë, rrethi Pukë u arrestua në Vaun e Dejës, pasi lëvizte me një armë zjarri pistoletë e tipit « TT », të cilën e mbante me vete pa leje. Ndërkaq një tjetër i ri i moshës 21 vjeçare u arrestua, Anton Narkaj, banues në fshatin Bratosh, Komuna Kastrat, rrethi Malësi e Madhe. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas, në vendin e quajtur Bajzë, Komuna Kastrat eshtë kapur në flagrancë, me një armë të ftohtë thikë, në brez, e cila ishte e futur brenda një këllëfi, ku pas ekzaminimeve kriminalistike kategorizohet si armë e ftohtë. Ndaj dy të rinjve nisën hetimet për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
a.y/NOA