English

Tryeza për drejtësinë, PS fton demokratatët

Tiranë, 27 tetor 2011, NOA - Partia Socialiste fton Partinë Demokratike që të ulen në një tryeze reformash në sistemin e drejtësisë. Kështu, është ftuar kryeministri, njëherazi dhe kreu i PD-së Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit njwherazi nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli, kreu i grupit Parlamentar Astrit Patozi dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmaili. Burimet zyrtare pranë PS, thanë për agjencinë NOA se, ftesa është dërguar nga deputetët e PS-së, anëtarë të Komisionit të Ligjeve.

Sipas informacioneve zyrtare tryeza do të mbahet nesër në mesdite në ambientet e Hotel Sheraton ku të pranishëm do të jenë, kreu i PS-së Rama dhe deputeti Fatmir Xhafaj. Prej kohësh kreu i PS-së Edi Rama thirrjes së mazhorancës për të miratuar ligjet me 3/5 i është përgjigjur se nuk është për arnime të ligjeve, por për një reformë të thellë. a.q/NOA

KOMENTE