Tripoli, 27 tetor 2011, NOA- Këshilli Kombëtar i Tranzicionit në Libi deklaroi se është i vendosur për të proceduar vrasësin e Muammar Geddafit.
“Përgjegjësi për vrasjen e Muammar Geddafit, cilido qoftë do të gjykohet dhe do të ketë një proces të drejtë”, u shpreh zëvendëspresidenti i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Abdel Hafiz Ghogha.
Ish-diktatori libian, u vra më 20 tetor në Sirte, në vendlindjen e tij në rrethana jo shumë të qarta, pasi u kap i gjallë nga rebelët e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit.
a.y/NOA