Fier, 27 tetor 2011, NOA- Një zjarr i fuqishëm ka rënë në afërsi të qytetit të Fierit në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës në një kodër me ullishte.
Zjarri i përmasave të mëdha po rrezikon disa banesa në afërsi të tij, ndërsa forcat zjarrfikëse janë nisur me urgjencë në drejtim të vendit për të punuar për shuarjen e flakëve të zjarrit.
Aktualisht nuk dihen shkaqet që kanë çuar në rënien e tij, ndërsa vënia nën kontroll e flakëve po vështirësohet për shkak të terrenit.
a.y/NOA