Bolzano, 28 tetor 2011, NOA- Një djalë i moshës 31 vjeçare i cili banonte në Prato u arrestua së bashku me një shokun e tij, që të dy shqiptarë në mërgim në Itali nga policia e Bolzanos, me akuzën se është autor i 55 grabitjeve në apartamentet e një zone të vetme.
Zona e Alto Adige ishte epiqendra e sulmeve të tij, ndërsa veprimtari më të rrallë ushtronte edhe në zona të tjera si në Milano dhe Lodi.
Nga ky operacion u bë e mundur sekuestrimi i pesë makinave të vjedhura, 10 mijë euruve kesh, florinj të vjedhur që kapin vlerën e 20 mijë eurove, kompjuter dhe pajisje të tjera kompjuterike me vlerë 15 mijë euro.
Ndërkaq nga ana e policisë thuhet se ky operacion po vijon ende dhe se janë denoncuar edhe shqiptarë të tjerë si të përfshirë.
a.y/NOA