English

Bie tharësja në vaskë, humb jetën 5 vjeçarja

Milano, 28 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një vajzë e vogël vetëm 5 vjeç ka gjetur vdekjen në shtëpinë e saj teksa ka qenë duke u larë në vaskën e banjës, kur papritmas tharësja e flokëve e cila ishte në prizë ka rënë brenda saj.

Ngjarja në fjalë ka si protagoniste një vogëlushe shqiptare me iniciale L. K., e cila jetonte së bashku me prindërit dhe vëllezërit e saj në Milano, por pak para mesnatës së djeshme humbi jetën. Sipas policisë e cila mbërriti në vendngjarje, vogëlushja në momentin e ngjarjes po luante bashkë me vëllezërit në vaskën e banjës.

Familja shqiptare jeton në një apartament të zakonshëm në rrugën Privata Terracina, në lagjen Affori, të cilët lajmëruan menjëherë ndihmën e shpejtë por pa rezultat. Vogëlushja u transportua në spitalin Buzzi i specializuar për ndërhyrjet te fëmijët, por pavarësisht kësaj, për të voglën bluzat e bardha nuk kishin ç’të bënin më, pasi vogëlushja gjeti vdekjen në duart e tyre si pasojë e goditjes së marrë nga rryma elektrike.

Ndërkaq familjarë e policë shprehën habi për mrekullinë e ndodhur, pasi vëllezërit e vogëlushes të cilët ndodheshin në vaskën e banjës shpëtuan mrekullisht dhe të padëmtuar. Lidhur me këtë ngjarje efektivët e policisë po vijojnë hetimet, ndërsa është marrë edhe dëshmia e prindërve.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Mona Islami22:22 - 28 Tetor 2011
    SA GJUNAF :(