Tiranë, 28 tetor 2011, NOA - Bashkimi Europian e vlerëson të rëndësishme mbështetjen që qeveria u jep bizneseve të vogla dhe të mesme. Në një takim bilateral me përfaqësuesit e ministrisë së Ekonomisë dhe të Komisionin Europian, mbi politikat e këtyre ndërmarrjeve, përfaqësuesit ndërkombëtar theksuan se nxitja për këto biznese përkthehet në hapjen e vende të reja pune. Përfaqësuesi i Komisionit Europian, Volker Genetsky deklaroi se shtrohet si e rëndësishme mbështetja e këtyre ndërmarrjeve. Po ashtu ai kërkoi që në këto kushte t’u jepet një mundësi e dytë edhe atyre firmave që falimentojnë. Aktualisht, kjo procedurë në Shqipëri variojnë nga 6 muaj deri në 1 vit, por varet edhe nga procesi gjyqësor. Në këtë kohë krize, kanë humbur brenda një kohe të shkurtë 3.5 milionë vende pune. Për këtë arsye, komisioni Evropian është duke i kushtuar një vëmendje të veçantë forcimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke i mbështetur ato me kredi. Ndërmarrjet e vogla dhe mesme janë edhe bizneset që kanë më tepër punonjës. Për këtë qëllim, qeveria shqiptare i mbështet këto ndërmarrje përmes kredive të buta. Shqipëria gjatë periudhës Qershor – Shtator 2011 ka kryer procesin e vetëvlerësimit te politikave të SME-ve sipas indikatorëve të Aktit të Biznesit të Vogël (Small Business Act, SBA), lançuar nga Komisioni Evropian në bashkëpunim me OECD. Me qëllim për të realizuar me sukses këtë proces, METE me një urdhër të veçantë krijoi një grup pune ndërministror që do të ishte përgjegjës për plotësimin e të gjitha rubrikave, sipas kërkesave të SBA.
a.q/NOA