Tripoli, 28 tetor 2011, NOA- Presidenti i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit në Libi Mustafa Abdel Jalil, ishte në vitet ’70 një ndër futbollistët më të mirë në vend.
Ky fakt u konfirmua nga ish- trajneri i kombëtares algjeriane Abdel Hamid Zouba, për gazetën “Le Temps d'Algerie”.
Sipas trajnerit thuhet se Jalil luante si mesfushor në kombëtaren libiane dhe në skuadrën e Al Akhdar në qytetin e Al Bayda, në Cirenaica.
“E kam stërvitur për tre vite rresht duke filluar nga viti 1977'”, shtoi 81 vjeçari Zouba.
a.y/NOA