English

E fejuara kthehet më shpejt në shtëpi, ai denoncon dashnoren si hajdute

SHBA, 28 tetor NOA - Kevin Gaylor nga Colorado Springs kishte ftuar në shtëpinë e tij një vajzë të cilën e kishte njohur në rrjetin e internetit. Gjithçka nuk shkoi sipas planeve që kishte menduar ai, pasi e fejuara u kthye në shtëpi më herët se zakonisht. Në këtë situatë i riu pati një ide gjeniale: lajmëron policinë duke denoncuar miken e tij të re, si një hajdute që i ishte futur në shtëpi. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta lokale e Colorado. Policia ka konfirmuar të gjitha ngjarjes, duke shtuar se momentalisht 24-vjeçari Gaylor akuzohet për komunikim të rremë ndaj autoriteteve. r.b/NOA

KOMENTE