English

Johnny Depp me thonj blu në prezantimin e filmit të ri

Teksas, 28 tetor NOA - Vazhdon të provojë akoma më shumë faktin që është i çuditshëm dhe gjenial në veprimet e tij. Bëhet fjalë për Johnny Depp, i cili pas prezantimit të fundit para fansave në gjendje të dehur, është shfaqur në Austin Film Festival në Teksas, për prezantimin e filmit të fundit të tij “The Rum Diary”, me thonj të lyer. Disa ditë më parë ka deklaruar se ndihet si i “përdhunuar” kur e fotografojnë, por më pas shpëtoi veten duke i kërkuar falje persona që kanë qenë viktima të dhunës reale. Tani, sërish për të mos mbetur pas, është prezantuar para fotografëve me thonj të lyer në ngjyrë blu. Johnny – të cilit nuk i mjafton fakti i të qenit një aktor i bukur dhe shumë i aftë – nuk dëshiron asnjëherë të kalojë pa u vënë re. r.b/NOA

KOMENTE