Shkodër, 28 tetor 2011, NOA- Mjeshtri i letrave shqipe, shkrimtari Ismail Kadare ka folur nga qyteti i Shkodrës për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.
Në fjalën e tij lidhur me aspiratën integruese për në Bashkimin Europian ai është shprehur se Shqipëria është në Europë dhe se tani thjesht populli ynë po ribohet europian.
Ai e ka cilësuar Europën si një orkestër ku çdo komb sjell diçka nga vetja dhe se Shqipëria ka shumë për ti dhënë Europës, duke veçuar këtu harmoninë fetare dhe gjuhën si një nga 10-12 gjuhët themeltare të Europës.
Deklarata e shkrimtarit Kadare vjen vetëm pak ditë pasi vendit tonë ju mohua dhënia e statusit të vendit kandidat, pas publikimit të progres-raportit të Këshillit të Europës.
a.y/NOA
Në foto: Shkrimtari Ismail Kadare