English

Kosovë, miratohet buxheti 2012

Prishtinë, 28 tetor 2011, NOA - Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projekt-buxhetin për vitin 2012, i cili parashikohet të jetë mbi 1.5 miliard euro, ose një rritje prej 7.7 për qind, krahasuar me buxhetin e këtij viti.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ky projekt-buxhet garanton plotësimin e nevojave të qytetarëve dhe rritje të zhvillimit ekonomik.

“Buxheti reflekton ambiciet tona reale për integrime euroatlantike. Buxheti i vitit 2012 është buxhet i zhvillimit ekonomik, rritjes së mirëqenies, reformave të thella demokratike - është buxhet i reformave evropiane”, tha kryeministri Thaçi. Ministri i Financave, Bedri Hamza, bëri të ditur se buxheti i vitit 2012, sa i përket pjesës së shpenzimeve, për herë të parë kalon vlerën e 1.520 miliard eurove. Duke treguar burimet e financimit të projekt-buxhetit të ri, Hamza tha se ai siguron rritje ekonomike prej 5 për qind për vitin 2012. Sipas tij, draft-buxheti është në harmoni të plotë me marrëveshjen e arritur me Fondin Monetar Ndërkombëtar, e cila marrëveshje, siç tha Hamza, përveç tjerash, obligon ruajtjen e rezervës fiskale, në rast të ballafaqimit me krizë. Buxheti i këtij viti ka qenë 1 miliard e 264 milionë euro të hyra buxhetore, ndërsa 1 miliard e 434 milionë euro shpenzime.

a.q/NOA

KOMENTE