English

Municionet, Spahiu: U asgjësuan 21 mijë ton

Tiranë, 28 tetor 2011, NOA - Zv/ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahiu gjatë një konference për shtyp informoi mbi ecurinë e deritanishme të demontimit të municioneve të tepërta.. "Procesi i demontimit po ecën me ritme të larta dhe po realizohet në respekt të rregulloreve dhe ligjeve në fuqi. Në 8 linjat e demontimit dhe 8 në poligonet e miratuar me ligj të veçantë po punohet me kapacitet të plotë. Në vitin 2010 u asgjësuan 20 mijë 653 ton municione, ndërsa nga janari deri më 27 tetor 2011 janë asgjësuar 21 mijë e 200 ton municione", bëri të ditur zv/ministri i Mbrojtjes.

Spahiu sqaroi se, procesi i demilitarizimit të municioneve realizohet në zbatim të Planit të Veprimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe sipas prioriteteve të përcaktuara sipas kësaj radhe:

- Eksportim i municioneve (theksoj: “i municioneve”) sipas legjislacionit vendas dhe ndërkombëtar.

- Demontimi në rrugë industriale në uzinat ushtarake ( 75% e sasisë)

- Asgjësimi me detonim në poligone (vetëm për ato municione që për shkak të gjendjes fizike nuk mund të demontohen në rrugë industriale).

a.q/NOA

KOMENTE