Prishtinë, 28 tetor 2011, NOA- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa priti sot në takim drejtorin e ri të Operacioneve në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Europian në Prishtinë, Christof Stock.
Mustafa dhe Stock në këtë takim biseduan për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellët në shumë fusha që kanë të bëjnë më realizimin e projekteve që financohen nga Komisioni Europian, për legjislacionin e qeverisjes së komunave, kompanitë publike etj.
Kreu i Prishtinës kërkoi mbështetje nga zyrtari i Komisionit Europian edhe për fushën e planifikimit, transportit urban, trajtimit të ujërave të zeza dhe të mbeturinave.
Nga ana e tij, shefi i ri operacioneve të Komisionit Europian në Kosovë, Christof Stock, shprehur gatishmërinë për realizimin e projekteve të planifikuara dhe të financuara nga KE përmes programit IPA.
Në këtë takim u fol edhe për menaxhimin dhe shfrytëzimin e buxhetit të komunës dhe grandit qeveritarë, për plotësimin dhe harmonizimin e ligjeve që kanë të bëjnë me pushtetin lokal, me ligjet e BE- së etj.
Stock premtoi vazhdimin e ndihmës së Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Europian për Kosovën.
a.y/NOA