English

“Nderi i Kombit”, pas vdekjes për Pjetër Arbnorin

Tiranë, 28 tetor 2011, NOA – Presidenti Bamir Topai ka dekoruar pas vdekjes me urdhërin “Nderi i Kombit”, ish-kryetarin e parlamentit Pjetër Arbnori.

Në cermonine e dekorimit merrte pjesë edhe ish-kryeministri i Shqipërisë Aleksandër Meksi si dhe personalitete të fushave të ndryshme. Pjetër Arbnori u nda nga jeta në moshën 61-vjeçare, ai është quajtur "Mandela Shqiptare", pasi ka kaluar 28 vite të jetës së tij në burgjet e komunizmit, si i dënuar politik. Ish-kryetari i Parlamentit, gjithashtu është i njohur edhe në fushën e krijimtarisë artistik pasi është autor i disa romaneve dhe novelave.

“Bindjet e tij politike, talenti në krijimtari dhe guximi për të kundërshtuar parimet staliniste të regjimit, i morën Pjetrit 28 vjet nga jeta e tij, duke e shndërruar kështu në “Mandelën e Shqipërisë”. Burgjet, vuajtjet dhe dhimbjet e Pjetër Arbnorit janë burgjet, vuajtjet dhe dhimbjet e Shqipërisë”, tha Presidenti. Pjetër Arbnori ka qënë një nga themeluesit e Partisë Demokratike, si dhe deputet në pesë legjislatura, në Parlamentin e Shqipërisë të cilin gjithashtu e ka drejtuar nga viti 1991 deri në vitin 1997-të. Presidenti Topi e konsideroi Pjetër Arbnorin, si një model politik që duhet të ndiqet. a.q/NOA

KOMENTE