Tiranë, 28 tetor 2011, NOA -Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e premte, 28 tetor 2011.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës: “Helena Kadare: Gjithçka për Ismailin, deri tek dyshimet për tradhti”, i cili pasqyron një rrëfim të gruas së shkrimtarit të njohur. Disa tituj të tjerë: “Edi Ram: Unë dhe Berisha në dhjetor ‘90”, “Eduard Shalsi gjen makinën e vjedhur pas telefonatave anonime”, “Shaban Memia jep dorëheqjen nga ALUIZNI”.
Gazeta Mapo ka si argument kryesor: “Kreu i KLSH, Topi dekreton Sali Shehun, PD: Është sekseri i tij”, i cili flet për emërimet e djeshme. Disa tituj të tjerë janë; “Edi Rama: Ja çfarë tha Berisha në dhjetor ’90 për mua dhe Ardian Klosin”, “Po kontrollohej nga qeveria, Shaban Memia jep dorëheqjen nga legalizimet”.
Gazeta “Panorama” hapet me argumentin kryesor të ditës: “Memia jep dorëheqjen nga kreu i legalizimeve”, i cili flet për dorëheqjen e kreut të ALUIZNIT. Disa tituj të tjerë: “Rama zbuloj pjesë nga libri: Si më largoi Berisha nga mitingu në ’90 se godita Enverin”, “Vëllai i oficerit të SHISH: Isai nuk u vetëvra e eliminuan për detyrën”, “Hipotekat, Bashkia bën gati 200 dosjet e para”.
Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Presidenti sfidon mazhorancën”, i cili flet për emërimin e Sali Shehut në kyr të KLD-së nga Topi. Tituj të tjerë të gazetës; “Pastrimi i parave, prokuroria akuzon qeverinë si jo serioze”, “Malaj, Harasani e Islami “bojkotojnë” kryesinë e partisë”, “Lojërat e fatit, zbulohen 200 makina që “hanin” para”.
“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin; “Ismaili president, sms-të e Ramës për Elena Kadarenë”, i cili pasqyron rrëfimin e gruas së shkrimtarit të njohur. Disa tituj të tjerë janë; “Rama: Saliu më shante mamanë, Fevziu më tha: S’ka faj i shkreti”, “Sheshi Skënderbej, mbillen dardhë të egra, ikin shkallët e TOB-it”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. a.k/NOA