Pogradec, 28 tetor 2011, NOA – Një nënë 42-vjeçar ka kërkuar mbrojtjen e policisë pas dhunës sistematike që ka ushtruar mbi të djali 21-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr. 2 në qytetin e Pogradecit gjatë ditës së djeshme. Policia bën të ditur se gruaja me inicialet F.H është detyruar që tu drejtohet forcave të rendit pasi djali i saj e rrihte dhe kërcënonte atë. Pas marrjes së dëshmive dhe verifikimit të fakteve të pretenduara, policia ka plotësuar kërkesë padinë për lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes së Menjëhershme në 42-vjeçaren. Ndërkohë që pritet vendim i Gjykatës për të vendosur për masat e mëtejshme. a.k/NOA
Policia merr në mbrojte nënën, e rreh djali
-
besmir Elezi11:15 - 28 Tetor 2011harram buka