English

Prangosen dy të rinj, dyshohet se vranë 17 vjeçarin

Dibër, 28 tetor 2011, NOA/Update – Policia e Dibrës ka prangosur dy të rinj të cilët dyshohet se kanë qëlluar për vdekje me thikë një adoleshent, shumë pranë gjimnazit të qytetit. Sipas nëndrejtorit të policisë vendore, Viktor Ago, ngjarja ka ndodhur për motive banale pas një sherri adoleshentësh dhe pse autori dhe viktima rezultojnë shokë bashkë. Viktima është Krenar Bardulla, 17 vjeç ndërsa policia ka arrestuar si autorë të dyshuar Ermal Reçin dhe Naim Cenën. a.q/NOA

KOMENTE