English

Prangosen sërish dy ish të dënuar

Korçë, 28 tetor 2011, NOA – Pak pas mesnatës së sotme në lagjen nr 6, rruga e Fajancës të qytetit të Korçës është qëlluar me armë Ari Shyti 40 vjeç, banues në lagjen nr 6, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”.

Sipas policisë, ky shtetas gjatë marrjes në pyetje nuk ka dhënë detaje të plota për ngjarjen dhe autorin, por në vazhdim të hetimeve ka rezultuar se në grindje e sipër për motive të dobëta, personi që kishte qëlluar me pistoletë në drejtim të tij ishte shtetasi Llazar Dine 29 vjeç banues në fshatin Dërsnik, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë”.

Nga uniformat blu të Korçës është bërë arrestimi i të dy shtetasve të mësipërm përkatësisht:

1. Llazar Dine për veprat penale të “Kanosjes”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

2. Ari Shyti për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.

a.q/NOA

KOMENTE