English

PS: Deri në pranverë reformë reale në drejtësi

Tiranë, 28 tetor 2011, NOA – Kryetari i PS, Edi Rama duke folur në tryezën e thirrur nga PS për reformën në drejtësi tha se, pranvera e ardhshme duhet të jetë koha e realizimit të saj.

“Duhet të trajtohen ligjet për përmbysje apo ndërhyrje në mënyrë që deri në pranverë të kemi një reformë reale”- nënvizoi Rama duke falenderuar të gjithë pjesëmarrësit, pasi siç tha dhe ai - kanë ardhur kohë të vështira për tu shfaqur në tryeza me opozitën”.

Rama shtoi se opozita do të vijojë të bëjë propozimet politike për të mirën e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së

Grupi kuvendor socialist, solli në tryezën e sotme një plan konkret se si mund të realizohet një reformë gjithëpërshirëse në sistemin e drejtësisë duke iu referuar edhe rekomandimeve të Bashkimit Europian pas refuzimit të statuait kandidat të Shqipërisë.Në këtë tryezë ishin të pranishëm përfaqësues të insititucioneve të drejtësisë, të trupit diiplomatik, ekspertë dhe ekspertë.

Konstitucionalistë e pranishëm në këtë tryezë kanë dhënë opsionet e tyre për mënyrën se si duhet të miratohen ligjet që kërkrojnë shumicë të cilësuar si dhe për ndryshimet kushtetuese.

Një prej tyre, Luan Omari tha se në gjykata duhet inspektim dhe kjo të bëhet vetëm nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Ai sugjeroi që në Prokurori të kryhet një decentralizim ndërsa këshilloi që për ligjet e rëndësishme që kërkojnë 3/5, PS të japë kontribut.

a.q/NOA

KOMENTE