Tiranë, 28 tetor 2011, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste ka komentuar mungesën e mazhorancës në në tryezën e organizuar sot nga PS për reformën në drejtësi. “Ne e kemi ndarë këtë tryezë me përfaqësues të nderuar të botës së drejtësisë, por fatkeqësisht, nuk kemi mundur dot ta ndajmë edhe me palën tjetër pasi janë të zënë me punë më të rëdësishme sesa integrimi i vendit dhe marrja e statusit kandidat”, iu përgjigj Rama interesimit të medias gjatë zhvillimit të tryezës.
“Nëse ne po flisnim për drejtësinë, Berisha ka qënë në një majë mali duke thënë se nuk më lë opozita që vetë e ka kapur prej fyti”, ka vijuar më tej Rama. Ftesën e socialistëve për t’u ulur në një tryezë për sistemin e drejtësisë e refuzuan
kryeministri, njëherazi dhe kreu i PD-së Sali Berisha,i cili ndodhet për vizitë në Tropojë, kryetarja e Kuvendit njëherazi nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli, kreu i grupit Parlamentar Astrit Patozi si dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmaili.
a.q/NOA