Londër, 28 tetor NOA - Sipas versionit anglez të “Metro”, ekipi i Romës është intriguar shumë nga ideja për ë pasur në ekip Carlos Tevez, i cili është në mbyllje të aventurës së tij tek klubi i Mancinit dhe është në kërkim të skuadrave të reja. Blerja e tij duhet thënë se kushton shumë, pasi pretendimet e City janë ende të larta, kjo pasi klubi dhe pse ka ulur çmimin e lojtarit sërish kërkon të paktën 25 milionë sterlina për tu liruar nga Carlitos, duke vështirësuar këtë marrëveshje. Për momentin, shkruan “Metro”, klubi më i afërt për Tevez me sa duket është Corinthians, që e pret krahëhapur sulmuesin argjentinas. r.b/NOA