English

Sarkozi: Pranimi i Greqisë në eurozonë ishte gabim

Paris, 28 tetor 2011, NOA - Presidenti i Francës, Nikollas Sarkozi, ka thënë se lejimi i Greqisë në eurozonë në vitin 2001, ishte “gabim”. Në një intervistë televizive, Sarkozi tha se pranimi i Greqisë në eurozonë ishte “gabim” pasi ky vend “kishte hyrë me të dhëna të falsifikuara ekonomike dhe nuk ishte i gatshëm”. Por, sipas presidentit francez, Greqia mund të shpëtoj duke iu falënderuar marrëveshjes së Bashkimit Evropian, për krizën e borxheve të eurozonës. NOA/RFE

KOMENTE