Sarajevë, 28 tetor 2011, NOA- Një sulm ndaj ambasadës amerikane në Bosnje ka ndodhur pasditen e sotme, ku një person i armatosur me automatik ka hapur zjarr drejt ambasadës në Sarajevë.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë vendase, e cila përmes një aksioni ka qëlluar në kokë me snajper personin që sulmoi ambasadën amerikane. Nga verifikimet e mëvonshme rezultoi se personi që qëlloi me armë në drejtim të ambasadës amerikane është Mevlid Jashareviq nga Novi Pazari, rreth të 40-tave dhe sipas të dhënave flitet se ai kishte bashkëpunëtor edhe një sulmues tjetër, i cili edhe ai është qëlluar me snajper dhe është dërguar në spital.
Jo zyrtarisht thuhet se si rrjedhojë e sulmit ka edhe të plagosur në radhët e kalimtarëve, gjithsesi aktualisht kanë nisur hetimet për hedhjen dritë mbi rrethanat e plota të ngjarjes. a.y/NOA