Një prokuror i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime bëri të ditur se zyra e tij ka pasur “kontakt joformal” me Saif Al Salamin-djalin në arrati të ish-presidentit të Libisë, Muamer Gadafi.
Prokurori Luis Moreno-Okampo tha, përmes një deklarate, se “përmes ndërmjetësuesve, ne kemi kontakt joformal me Saifin, Zyra e prokurorit ka bërë të qartë se nëse ai i dorëzohet gjykatës, ai do ta ketë të drejtën të dëgjohet nga trupi gjykues dhe është i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij. Gjykatësit do të vendosin për këtë”.
Saif Al Salam është në arrati që kur forcat e qeverisë së përkohshme në Libi morrën kontrollin mbi Sirten dhe vranë babain e tij.
Salam besohet se ndodhet në kufirin jugor me Nigerin. /rfe/