Peqin, 28 tetor, NOA - Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë (LDGSH) ka zgjedhur sot strukturat drejtuese të forumit në qytetin e Peqinit. Kryetarja e këtij forumi dhe deputetja e PD-së, Albana Vokshi tha gjatë fjalës së saj, se sot ky forum është ndër më të rëndësishmit në vend dhe krahas vlerave politike të Partisë Demokratike, është dhe një promovues i barazisë gjinore.
Vokshi u shpreh se prej dy vitesh LDGSH është përfshirë në një proces riorganizimi dhe se një fushatë informuese “derë më derë” për të shpjeguar programin e organizatës. Sipas saj, falë këtij angazhimi është bërë e mundur që numri i vajzave dhe grave që aderojnë në LDGSH të jetë mbi 10 mijë anëtare.
Gjatë takimit të djeshëm u bë dhe zgjedhja e kryetares së formimit për degën e Peqinit. Në krye të këtij forumi në qytet u zgjodh Lulzime Kryemadhi.
Takimi për ristrukturimin e forumit do të vazhdojë edhe në qytete të tjera. Ndërkohë që dy ditë më parë u bë dhe zgjedhja e forumeve të drejtues të LDGSH në qytetin e Kuçovës.
NOA
Në foto: Deputetja demokrate, Albana Vokshi