Bingol, 26 tetor 2011, NOA- Një person numërohet i vdekur dhe dhjetë të tjerë të plagosur në Bingol të Turqisë lindore si shkak i një shpërthimi të dyshimtë i cili dyshohet të jetë provokuar nga një atentator kamikaz.
Ky lajm u konfirmua nga Ministria e Brendshme e Turqisë, sipas së cilës theksohet edhe fakti se qyteti i Bingol ndodhet në një zonë të dominuar nga kurdët.
a.y/NOA