English

Barroso: Kriza, Evropa ka nevojë për disiplinë dhe integrim

Bruksel, 29 tetor, NOA - Ne kemi nevojë për më shumë disiplinë dhe integrim. Kështu është shprehur në një intervistë ekskluzive me TV “France 24”, komisioneri i Bashkimit Evropian, José Manuel Barroso. Sipas tij, ulja e borxhit të Greqisë ishte një hap i mirë drejt rimëkëmbjes ekonomike, por rritja është e nevojshme ende.

Z.Barroso, si do ta vlerësonit marrëveshjen e Eurozonës për borxhin, miratuar para dy ditësh?

“E përshëndes marrëveshjen e Eurozonës për borxhin, por them se zbatimi i saj është ende i nevojshëm për të shpëtuar Greqinë nga borxhi. U bëj thirrje vendeve anëtare dhe institucioneve financiare për të ndjekur masat dhe të anullojnë 50% të kredive greke, siç u ra dakord në një takim krize më parë. Shumë është bërë, rezultatet ishin mjaft mbresëlënëse, më mirë se sa pritej sinqerisht, por ne duhet të përqendrohemi në zbatimin e masave. Dorëzimi i një litari shpëtimi për në Greqi është vetëm një pjesë e marrëveshjes. Rikapitalizimi i bankave, masat për të rritur stabilitetin dhe perspektivat e rritjes, duke përforcuar qeverisjen në Eurozonë, të gjitha këto pika ishin të mbuluara”.

Çfarë paraqitet tjetër e nevojshme për rimëkëmbjen e Greqisë?

“Sigurimi i investimeve të reja publike është gjithashtu kyç për rimëkëmbjen e Greqisë. Në të njëjtën kohë unë jam duke folur për konsolidimin fiskal dhe reduktimin e borxhit, unë jam duke insistuar që të ketë rritje të masave, pa to ne nuk do të jemi në gjendje për të kapërcyer situatën e tanishme”.

Ç’masa do ndërmarrë KE për shtetet që nuk respektojnë rregullat?

“Komisioni Evropian do të marrë seriozisht çështjen e ndëshkimit të shteteve anëtare që nuk respektojnë marrëveshjet ekonomike dhe angazhimet. Është e rëndësishme që të ketë një sistem sanksionesh të besueshme, por jo vetëm kjo. Ne kemi nevojë për disiplinë, por edhe më konvergjencë dhe integrim. 17 anëtarët e monedhës së përbashkët kanë vendosur tashmë të takohen dy herë në vit që të shikojnë politikat e tyre ekonomike. Këto takime do të jenë të udhëhequr nga Presidenti i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy. Megjithatë, këmbëngul se një qasje e përbashkët për zgjidhjen e problemeve të Euros do të kërkojë pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE-së, edhe ato jashtë Eurozonës. Ajo që unë shoh tani është një ndërgjegjësim më i madh në shtetet tona anëtare në lidhje me nevojën për t’u integruar me politikat e tyre. Kjo është e domosdoshme. Nëse ne duam të kemi një monedhë të përbashkët, ne nuk mund të kemi një bashkim monetar, ne kemi nevojë për një bashkim ekonomik”.

Përshtati:n.e/NOA

KOMENTE