Berat, 29 tetor 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Kryeministri Berisha ka inauguruar një sërë projektesh në qarkun e Beratit, ndërsa ka reaguar edhe për propozimin e PS-së për TVSH-në (tatimin e vlerës së shtuar).
“Nuk do të pranojmë heqjen e TVSH-së. Sepse me këtë vendim ata duan të rrisin të ardhurat e tyre. Kërkesa vjen për të rritur klientelat e tyre , por fatmirësisht ky ligj nuk kërkon 3/5 e votave”, ka deklaruar kryeministri.
Ai tha se Shqipëria nuk është republikë tregtare ndërsa e ka akuzuar kryetarin e PS-së se po kalon nga disfata në disfatë.
“Rama përdor votën për të bllokuar ligjet por ai shumë shpejt do të dalë në pension nga vetë anëtarët e PS”, tha Berisha gjatë përurimit të rrugës së Lapardhasë.
a.q/NOA