Tiranë, 29 tetor 2011, NOA- Ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi priti sot në ministri ekipin që do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për të rritur (kualifikues për Lojrat Olimpike "Londër 2012"), i cili do të organizohet në Paris-Francë në datat 5-13 Nëntor 2011.
Ministri Bumçi shprehu konsideratën më të lartë për ekipin Kombëtar të Peshëngritjes duke i cilësuar si ekipi më i mirë i të gjithë kohërave.
Ndihem krenar, tha Ministri, me këtë grup kampionësh, me këto vajza e djem të fortë e me shpirt të hekurt që dinë të ndeshen e të sfidojnë nivelet më të larta të Peshëngritjes Botërore. “Ju jeni krenari kombëtare për vlerat e larta që tregoni në këtë disiplinë sportive. Ju përgëzoj për punën e mirë që bëni nën drejtimin e trajnerit tuaj. Kam besim të plotë, dhe ndihem tepër i sigurt që edhe në këtë eveniment Botëror “Paris 2011” skuadra jonë Kombëtare e Peshëngritjes do të tregojë vlerat më të mira dhe do të grumbullojë pikët e duhura ekipore për pjesëmarrjen në Lojrat Olimpike “Londër 2012”. Dua t’ju përshëndes e t’ju uroj fitore e suksese në këtë Botëror”, u shpreh Bumçi me këtë rast.
Sportistët
Daniel Godelli
Ilir Suli
Fetie Kasaj
Hysen Pulaku
Sherjana Ruci
Endri Karina
Shqiponja Brahja
Briken Calja
Trajnerët:
Genc Barkiçi
Zef Kovaçi
Sami Pulaku
Gazmend Hakcani
Esat Ademi PRESIDENT
Ilir Kraja SEKRETAR I FSHP
Gjatë këtij viti këta sportistë kanë arkivuar këto medalje:
Kampionati Europian për të Rritur në Rusi në muajin Prill :
Daniel Godelli 2 medalje Bronxi; Erkand Qerimaj 1 medalje Argjendi.
Kampionati Botëror për të Rinj në Malajzi në muajin Qershor:
Daniel Godelli 1 medalje Ari, 2 Argjendi u shpall Kampion Bote (për herë të parë në Shqipëri arrihet një rezultat i tillë).
Kampionati Europian për të Rinj dhe U23 vjeç në Romani në muajin Shtator:
Daniel Godelli 1 medalje Ari; Briken Calja 2 medalje Bronxi; Hysen Pulaku 2 medalje Argjendi.
Një CV e shkurtër e sportistëve që do përfaqësojne Shqipërinë në Paris është:
Romela Begaj - N/Kampione Europe për të rritura, Vendi i 6-të në Olimpiadën e Pekin 2008.
Fetie Kasaj-sot është në vendin e 5-të në Europë për të rritura.
Shqiponja Brahja në vendin e 6- të në Europë për të rritura.
Sherjana Ruci-Kampione Ballkani dhe e 4-ta në Europë për moshat U 17 vjeç.
Daniel Godelli - Kampion Bote për të rinj dhe vendi i 3-të në Europë për të rritur.
Briken Calja-Kampion Europe për të Rinj dhe vendi 3-të në Europë për U 23 vjeç.
Erkand Qerimaj-N.Kampion Europe për të rritur.
Hysen Pulaku-Kampion Europe për U17 vjeç dhe N/Kampion Europe për të rinj.
Ilirjan Suli-N/Kampion Bote dhe N/Kampion Europe dhe vendi i 5-të në Olimpiadën e Sidnej 2000.
Endri Karina- Kampion Europe për U17 vjeç.
Ekipi i meshkujve në Kampionatin Botëror për të rritur mbajtur vitin e kaluar (Shtator) në Turqi grumbulloi 52 pikë dhe u rendit në vendin e 24 në Botë duke parakualifikuar 3 sportistë për "Londer 2012".
Ekipi i femrave po në këtë aktivitet grumbulloi 42 pikë dhe u rendit në vendin e 26-të, me shpresë që në këtë aktivitet do të grumbulloj më shumë pikë, për të mundësuar kualifikimin e dy sportistëve, në të kundërt mbetet Kampionati Europian i vitit 2012.
a.y/NOA
Në foto: Ministri Bum gjatë takimit me peshëngritësit