English

Itali, rëndohet bilanci i viktimave nga përmbytjet

Liguria, 29 tetor 2011, NOA – Rëndohet bilanci i viktimave që shkaktuan përmbytjet e të martës, në disa provinca në veri të Italisë, si ajo e Levantes, Ligurias dhe Cinque Terre. Forcat e emergjencës civile nxorrën të pajetë nën rrënojat e shtëpisë së saj, një të moshuar nga krahina e Borghetto Vara apo Spezia-s, një prej zonave më të goditura nga moti i keq. Gruaja e moshuar, gjatë momentit kur shtëpia e saj u përmbyt, kishte qenë në apartamentin e saj, që ndodhej në katin përdhes të shtëpisë. Tashmë bilanci i viktimave për shkak të motit të keq është ngjitur në tetë të vdekur, ndërkohë që gjashtë persona rezultojnë ende të zhdukur. mit/NOA

KOMENTE