English

Mjekësia në shok, 23-vjeçarja shndërrohet në plakë 70-vjeçe

Vietnam, 29 Tetor 2011 NOA - Mjekët thonë se janë shokuar nga rasti i një të reje 23 vjeçare, e cila për shkak të një sëmundjeje është transformuar në harkun kohor të disa ditëve në një grua afro 70 vjeçare sikundër shihni dhe dy fotot e shkrepura gjatë pak ditëve të fundit.

Historia në fjalë ka bërë xhiro në rrjetet e mjekësisë botërore dhe të gjithë pyesin sesi është e mundur një mënyrë plakjeje e tillë e parakohshme.

Gruaja e quajtur Nguyen Thi Phuong është nga Vietnami. Ajo tregon se vetëm brenda disa ditësh fytyra e saj është rrudhosur në një mënyrë të pabesueshme.

Bashkëshorti i saj, Nguyen Thanh Tuyen, ka thënë për mediat vendase se bashkëshortja e tij ishte një grua e bukur, por edhe tani ai nuk ka reshtur së dashuruari atë.

Mjekët janë ndarë në ato që mund të quhen shkaqet e ndryshimit të papritur, disa mendojnë se mund të jetë lipodistrofia, një sëmundje e rrallë që shkakton rritjen e tepërt të indeve në lëkurë. Raste të tilla mendohet se prekin 2000 persona në botë.

Gruaja e demoralizuar flet për gazetarët duke treguar fotografitë e jetës së saj.

Ndër shkaqet nuk përjashtohet edhe një reaksion i fortë alergjik i shkaktuar nga një ushqim me bazë peshku.

k.e/NOA

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi22:15 - 29 Tetor 2011
    Analoge me keto ndryshime shemtonjese te fytyres, por jo kaq intensif,ndodhin edhe me ata njeres qe miratojne,bejne,aprovojne,drejtojne,pune pisanjoze ndaj te tjereve. Fytyrat qe ruajne estetiken e tyre,gjate jetes nuk bejne o te meren me pune te qelbura,vjedhje pasurish,apo mekatin e vrasjes. C'do krim sado i vogel qofte,le gjurme ne fenotip dhe ne genotip te njeriut i cili e kryen ose e komandon ate krim. Ndaj edhe ne jete ndeshim te shemtuarit ne fytyre dhe oponentet e tyre.Nje shpirt i paster,qe jeton me nder,pa mekate ,nuk them kur semuret,ka dhe nje fytyre estetike,te regullt me proporcionet e portretit te tij.Pikaso i deformoi portretet per te demostruar edhe shpirtin e tyre te shemtuar,te cilin njeriu i zakonte nuk e lexonte dot,kurse artisti Pikaso ju lexonte shpirtin njererzve me intuiten e tij plus studimet ne artin figuratif,qe i pikturoi edhe ne ato menyra. Portretet ai i ka te ndryshme sipas botes se tyre te brendeshme.