English

NASA lëshon në hapësirë satelitin “miliarder”

E shtunë, 29 tetor 2011, NOA - NASA lëshoi në orbitë një satelit 1 presje 5 miliardë dollarë që synon të ndihmojë në përmirësimin e parashikimit të motit dhe monitorimin e ndryshimeve klimatike. Sateliti po transportohet nga raketa Delta II, 800 kilometra mbi sipërfaqen e tokës. Agjencia amerikane e hapësirës thotë se sateliti dy tonesh me madhësinë e një autobusi po transporton pesë lloje të ndryshme instrumentesh që do te grumbullojnë informacione për motin që do të përdoren nga shërbimet kombëtare të motit në mbarë globin. Ai do të monitorojë gjithashtu informacione të tjera për mjedisin për të sjellë të dhëna mbi efektet afatgjata të ndryshimeve klimatike.

a.q/NOA

KOMENTE