E shtunë, 29 tetor 2011, NOA – Nesër do të zgjohemi të gjithë një orë më vonë. Kjo, sepse rikthehet ora diellore dhe akrepat do të lëvizin 60 minuta prapa. Në orën 3 të natës, mes 29 dhe 30 tetorit ora do të ndërrohet, ndërkohë që në shumë shtete të botës tashmë po përllogariten se sa janë kilovatët e energjisë së kursyer, që prej 26 marsit 2011 kur hyri në funksionim ajo që njihet si “ora e ligjshme”.
Kjo sepse, në muaj prill dhe tetor dita zgjat më shumë dhe kështu kursehet më shumë energji elektrike.
Ndërrimi i orës e ka fillesën në vitet 700, kur Benjamin Franklin hodhi idenë e kohës që ndjek diellin, e në këtë mënyrë kursehet edhe energjia.
Në atë kohë ideja nuk ishte shumë e përhapur sepse kursimet ishin realisht të pakta.
Por një shekull më vonë, (viti 1907) teoria u hodh sërish nga britaniku William Willet dhe në 1916-tën në Britani u votua lëvizja e akrepave një orë përpara gjatë muajve të verës.
Pas disa herësh ndërprerje me kalimin e viteve, ora diellore po zbatohet pa asnjë ndryshim që prej vitit 1066.
a.q/NOA