Londër, 29 Tetor 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Një vajzë e 16 vjeçare ka ndërruar jetë, pas rrëzimit të avionit, në të cilin ishte duke u trajnuar. Aksidenti tragjik ka ndodhur në Ashbourne, Derbyshire, raporton korrespondentja e agjencisë NOA në Londër.
Aksidenti është duke u hetuar nga ana e zyrtarëve nga Derbyshire Constabulary, si edhe nga Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore.
Një zëdhënës i policisë ka kumtuar zyrtarisht lajmin: “Në orën përafërsisht 13:45, ditën e Premte, datë 28 Tetor, një avion është rrëzuar në tokë, gjatë një fluturimi trajnimi në Darley Moor, Ashbourne, Derbyshire.
Për fat të keq 16- vjeçarja pilote ndërroi jetë, si pasojë e plagëve të marra, pasi arriti të mjekohej edhe në qendrën mjekësorë në Nottingham.
Policia është duke punuar me hetuesit e aksidenti ajror për të përcaktuar shkakun e kësaj tragjedie të rëndë.
Një zëdhënëse e Degës së Hetimit të Aksidenteve Ajrore shtoi: “Hetimet do të vazhdojnë. Avioni do të merret për shqyrtim hetimor në selinë e AAIB në Farnborough”.
a.k/NOA