English

Parashikimi i motit për 30 tetor 2011

Tiranë, 29 tetor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, që në orët e para të mëngjesit në vendin tonë do të dominojë moti i qëndrueshëm ku kthjellimet do të karakterizojnë pothuajse në të gjithë territorin. Mesdita do të sjellë kalime vranësirash në të gjithë vendin por më të përqendruara vranësirat do të jenë në zonat malore verilindore dhe juglindore.

Edhe pasditja do të vijojë me kushte të qëndrueshme të motit ku kthjellimet sërish do të jenë dominuese në zonën e ulët dhe atë bregdetare. Sërish në zonat malore vranësirat do të paraqiten gjatë pasdites. Të njëjtat kushte atmosferike të kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme do të na shoqërojë edhe gjatë kësaj nate.

Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat e mesditës.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 ballë.

Europa

Europa veriperëndimore dhe ajo verilindore do të mbeten në kushte të paqëndrueshme atmosferike. Problematike situata do të mbetet në vendet nordike dhe ishujt britanik ku shirat do të bien me intensitet të lartë të shoqëruara me stuhi të forta ere. Me vranësira dhe shira të dendur do jenë edhe vendet balltike. Ndërsa sërish në Rusi do të ketë dëborë të dendur. Ndërsa Europa jugperëndimore, Europa Qendrore, Lindore si edhe rajoni i Mesdheut do të karakterizohen nga kushte të qëndrueshme atmosferike pasi moti i kthjellet do të dominojë në të gjithë këto rajone.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Vendet Nordike rrezikohen nga shira intensive dhe stuhi të forta ere

- Ishujt Britanike do të mbetet me reshje shiu dhe dallgë të larta

- Rusia do të rrezikohet nga dëborë e dendur

a.y/NOA

KOMENTE
  • Florije Gashi16:06 - 30 Tetor 2011
    Pse nuk po e shkruani edhe motin per Kosove?