English

Rama: Saliu gënjen për TVSH-në

Tiranë, 29 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Pas deklaratës së Kryeministrit Berisha për kundërshtimin e heqjes së TVSH për prodhimet bujqësore, reagoi kryesocialisti Edi Rama duke thënë se Kryeministri gënjen.

një koment të tij në Twitter ai u shpreh: “Jo Sali, ti gënjen! Do heqim taksën e bukës, qumështit, vezëve, ilaçeve, jo TVSH e produkteve të tokës në fshat. Fshatit do t'i heqim TVSH e imputeve bujqësore, sepse fshati po mbytet dhe s'e shpëtojnë dot shiritat e inaugurimeve”.

Më herët gjatë ditës së sotme Kryeministri Berisha që nga Berati u shpreh kundër heqjes së TVSH-së, pasi sipas tij socialistët dëshirojnë që të ngelen në fushë prodhimet vendase.

“Nuk do të pranojmë heqjen e TVSH-së. Sepse me këtë vendim ata duan të rrisin të ardhurat e tyre. Kërkesa vjen për të rritur klientelat e tyre, por fatmirësisht ky ligj nuk kërkon 3/5 e votave”, u shpreh Berisha në fjalën e tij.

a.y/NOA

KOMENTE