Mitrovicë, 28 tetor 2011, NOA- Serbët e veriut kanë rivendosur sërish barrikada druri në Bërnjak afër pikës kufitare dhe konkretisht në rrugën anësore Ribariç-Zubin Potok. Ndërsa dje KFOR hoqi kamionët e transportit që ishin pengesë në këtë rrugë, serbët rikthyen në orët e para të mëngjesit sërish barrikadat.
Edhe mbrëmjen e djeshme serbët kanë qëndruar pranë barrikadave në Jagnjenicë, Zupç, Mitrovicën veriore, Leposaviç dhe në barrikadat e tjera më të vogla, por për shkak të të ftohtit, numri i tyre ishte më i vogël.
Gjithsesi agjencia e lajmeve serbe Tanjug shkruan se ushtarët e KFOR kanë qenë të pranishëm në momentin kur serbët e Kosovës kanë zbrazur kamionët e dheut në Bërnjakë dhe kanë ngritur sërish barrikadat, por nuk kanë reaguar.
a.y/NOA