English

SHBA: Afganistani, tani më i sigurtë

Afganistan, 29 tetor 2011, NOA - Pentagoni tha në një raport se sulmet talibane kanë rënë në pjesën më të madhe të Afganistanit. Raporti i Kongresit thotë se rritja a trupave amerikane dhe aleatëve të tyre ka shtruar rrugën për siguri më të madhe në jug dhe në vende të tjera, ndërsa talebanët kanë dështuar për të rifituar ish bastionet jugore, Helmand dhe Kandahar. Raporti, i cili mbulon përparimin nga 1 prilli deri me 30 shtator, thotë se numri i përgjithshëm i "sulmeve të nisura nga armiku " ka rënë në një total prej 2500 në shtator, krahasuar me rreth 4000 në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Megjithatë, raporti thotë se kampet e kryengritësve në Pakistanin fqinj, si dhe mangësitë e qeverisë afgane, përbëjnë rrezik për përparimin e përgjithshëm.

a.q/NOA

KOMENTE