Washington, 29 tetor 2011, NOA- Shtëpia e Bardhë do të maskohet për festën e Halloween, ndërsa përgatitjet kanë filluar.
Ëmbëlsira dhe sheqerka do të shpërndahen për fëmijët e shkollave fillore të zonës së Washington, Maryland dhe Virginia.
Presidenti Barack Obama dhe Zonja e Parë Michelle do të shpërndajnë pas pak orësh ëmbëlsira nga Shtëpia e Bardhë, ku pjesa veriore do të jetë e ndriçuar me ngjyrë portokalli enkas për këtë rast.
Ndërkaq fruta të thata, ëmbëlsira dhe biskota nga pastiçierët e Shtëpisë së Bardhë do të shpërndahen për fëmijët ashtu siç është bërë zakon që nga viti 2009.
a.y/NOA