English

Statuja e Lirisë mbush 125 vjeç, festë në Nju Jork

Nju Jorku ka festuar 125 vjetorin e Statujës së Lirisë, simboli gjigant i lirisë për emigrantët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarë amerikanë e francezë u takuan në Ishullin e Lirisë në Nju Jork Harbor, për të marrë pjesë në festimet gjatë ditës, ku përfshihet edhe natyralizimi i 125 shtetasve të rinjë të Shteteve të Bashkaura nga 40 vende të ndryshme.

Shtetasit e rinj vijnë nga vende si, Shqipëria, Senegali, Kina, Italia, Haiti, Hondurasi, Kroacia dhe Republika Dominikane, njoftuan autoritetet e Nju Jorkut.

Shtatorja e Lirisë do të mbyllet të shtunen për renovime që pritet të zgjasin një vit dhe të kushtojnë 27 milionë dollarë.

Nju Jorku, mirëpriti shtatoren me 28 tetor të vitit 1886, si dhuratë nga Franca, ku ishin mbledhur rreth 300 anije për të mirëpritur atë, evidenton radio RFE.

“Shtatorja filloj si një simbol i miqësisë mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara, ka evoluar në një simbol të vendit tonë të mrekullueshëm, dhe njihet sot si simbol ndërkombtar i lirisë për njerëzit në mbarë botën,” tha Dejvid Ksinger, mbikqyrës i Shtatores së Lirisë.

KOMENTE