English

Sulmi ndaj ambasador amerikane, pranga 15 personave

Sanxhak, 29 tetor 2011, NOA - Policia ka bërë të ditur se 15 persona që dyshohet se i përkasin një partie ekstremiste islamiste, janë arrestuar në Serbinë jugore. Arrestimet e sotme në Sanxhak, u kryen pasi një burrë nga një rajon i Serbisë i dominuar me muslimanë, ka shtënë me armë zjarri jashtë ambasadës amerikane në Bosnjen fqinje të premten, akt që autoritetet e kanë cilësuar si sulm terrorist. Një polic dhe një një person i armatosur ishin të plagosur. Ndërsa, ambasada tha se askush prej të punsuarve nuk ishte lënduar. Sulmuesi u identifikua, si Mevlid Jasareviq nga Novi Pazari. Zyrtarët serbë, thonë se ai është përcjellës i Vehabistëve, një sekt konservator islamist, sekt që është rrënjosur në Arabinë Saudite dhe është i lidhur me militantët fetar në pjesë të Afganistanit dhe të Pakistanit.

a.q/NOA

KOMENTE