Bangkok, 29 tetor 2011, NOA - Dhjetra mijëra njerëz po largohen nga Bangkoku për të shpëtuar nga vërshimi i ujrave të përmbytjes që po mbulon qytetin.
Banorët e Bangkokut janë dyndur drejt aeroporteve si dhe stacioneve të trenit dhe të autobuzëve, ndërsa të tjerë po përpiqen të largohen nga qyteti me makina, duke shfrytëzuar rastin që qeveria u ka dhënë pesë ditë pushim. Shumë banorë janë drejtuar në jug të vendit, në zonat me kuota më të larta.
Lumi Chao Phraya ka dalë nga shtrati dhe nga përmbytur rrugët përreth Pallatit të Madh, emblemës ikonike të qytetit dhe zyrtarët kanë shprehur shqetësimin se niveli i ujit mund të ngrihet edhe më tej gjatë ditëve të ardhshme.
Zyrtarët kanë filluar gjithashtu të përllogarisin dëmet ekonomike si pasojë e përmbytjeve.
Banka e Tajlandës uli parashikimet dje për rritjen ekonomike të vendin, pothuajse 50%, nga 4.1% që ishte parashikuar më parë, në vetëm 2.6%. Banka qendrore tha se përmbytja po prek si sektorin e bujqësisë ashtu edhe atë të industrisë.
a.q/NOA