English

TAP: Gazsjellësi që kalon nga Shqipëria, kontribut në tregun pan-evropian të gazit

Baku, 29 tetor, NOA – Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është tubacioni i vetëm që mund të përmbushë dëshirën e Evropës Juglindore për të marrë gazin e Kaspikut në një mënyrë me kosto efektive dhe teknikisht të besueshme. Kështu u shpreh Kjetil Tungland, drejtori menaxhues i TAP-it në një konferencë në Bruksel.

I fokusuar në rritjen potenciale të kërkesës për gaz në rajon, TAP është parë në këtë mënyrë si një nga rrugët e duhura, prej të cilës do të përfitojë edhe Shqipëria.

"Shumë vende të Europës Juglindore janë të etur për të siguruar furnizimet e gazit dhe burime të tjera të mundshme nga deti Kaspik. TAP është tubacioni i vetëm i cili mund ta përmbushë këtë vizion", tha Tungland në hapjen e konferencës. Sipas tij, pasi TAP të realizohet, atëherë lidhjet me tregjet e Evropës Juglindore nëpërmjet tubacionit Adriatik-Jon dhe sistemeve të tjera, mund të zbatohen shumë shpejt. Tubacioni Trans-Adriatik do të transportojë gaz nga rajoni i Kaspikut përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe në detin Adriatik në jug të Italisë, duke kaluar më pas në Evropën Perëndimore.

Projekti ka për qëllim rritjen e sigurisë së furnizimit, si dhe diversifikimin e furnizimeve me gaz për tregjet evropiane. Gjatësia totale e tubacionit është rreth 800 kilometra. Kapaciteti fillestar i tubacionit do të jetë 10 miliard metra kub në vit. Aksionarët TAP janë EGL në Zvicër (42.5%), Statoil i Norvegjisë (42.5%) dhe E.ON e Ruhrgas së Gjermanisë (15%).

Ndërsa gazi i prodhuar në kuadër të fazës së dytë të fushës Shah Deniz së Azerbajxhanit është konsideruar të jetë edhe burimi kryesor për projektin e gazit TAP. Në tetor, TAP së bashku me projektet e tubacioneve të tjera paraqitën një propozim gjithëpërfshirës të transportit të konsorciumit Shah Deniz 2, i cili do të marrë vendimin e saj në rrugën e transportit të preferuar deri në fund të këtij viti. "Lidhja me Evropën Juglindore për furnizimet me gazin e Kaspikut do të diversifikojë burimet energjetike të rajonit dhe do të kontribuojë në krijimin e një tregu të gazit të vërtetë pan-evropian", tha Tungland.

n.e/NOA

KOMENTE
  • patrioti12:15 - 29 Tetor 2011
    shpresojme te politikanet tane qe mos i mashtroj greqia,mos i shesin det greqisese greqia kerkon det per kete projekt don te dali ne adriatik,por shqiperia do te kete nje fitim te madh ne kete rast,ne qofte se bejne dicka per vendin tone,duhet te bejne me shume per shqiperine dhe jo te shikojne vetem interesat e tyre te jene me shume patriote per te miren e vendit tone per te ardhmen e femijeve tane.